U mbyll sezoni me derbin Juventus – Zhelezarec
Ka përfunduar sezoni vjeshtor edhe në futsall ligën e parë të Maqedonisë, e ku kampion vjeshtor është shpallur skuadra e Zhelezarec.
Ndeshja derbi e javës që është luajtur këtë fundjavë në sallën e Shkollës Fillore “Adem Jashari”, ka përballur dy ekipet më të mira të sezonit, Juvenstus Serava.
Ndeshja ka përfunduar me barazim 3:3, ndërsa me pikën e fituar djelmoshat nga lagja e Seravës së Shkupit sezonin e mbyllën në pozitën e 6-të me 14 pikë të tubuara.
Rexhep Sulejmani (dy) dhe Besnik Latifi ishin autorët e golave për Juventusin, ndërsa për musafirët shënuan Ferid Agushi e Taulant Ismaili dhe një autogol nga skuadra vendase. / Portalb
Në ndeshjet tjera u shënuan këto rezultate:
“Crna Reka” – Mal Ajaks 8:6
Bixho – “Skopje” 3:4
Veles – Shkëndija 5:4
Juventus – Zhelezarec 3:3
SEEU Tetovë – Ilirët 7:1