Rexha: Viktimave të Kumanovës do tu bëhet autopsia në Kosovë

Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ali Rexha është shprehur se do të bëhet-autopsia e 9 kosovarëve të vrarë në konfliktin e Kumanovës më 9 e 10 maj.

“Arsim Gërxhaliu dhe shërbimi i tij më tregoi se familjarët kanë kërkuar të bëhet autopsia dhe ajo do të bëhet”, thotë Rexha.

Prokurori Rexha, i cili është duke hetuar rastin e Kumanovës, tha se është duke pritur kërkesën e familjarëve të viktimave për të lëshuar urdhër për autopsi.

“Nëse ka nevojë edhe do ta lëshojmë urdhrin për autopsi, sepse e meritojnë pasi që e kanë kërkuar familjarët dhe ajo do të bëhet në bazë të kërkesës së familjarëve. Kur të vijë kërkesa te unë do ta shqyrtoj dhe autopsia do të bëhet”, ka thënë prokurori Rexha.

Lajme të ngjashme

Back to top button