Mot me diell dhe shi

Moti paradite në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira mesatare, ndërsa pasdite do të ketë shira të rrëmbyeshëm lokalë dhe erë të fortë veçanërisht në pjesët veriore dhe lindore të vendit. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga tetë deri në 15, ndërsa ajo ditore nga 23 deri në 30 gradë celsius.

Në Shkup moti paradite do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Në orët e pasdites do të ketë mot jostabil me shira të rrëmbyeshëm dhe me bubullima. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 13, ndërsa ajo ditore do të rritet deri në 28 gradë celsiuz. UV ­indeksi do të arrijë 6 gradë celsiuz.

Të shtunën do të fryjë erë mesatare në disa vende edhe e fortë jugore, derisa të dielën në orët e paradites në pjesët perëndimore do të ketë kushte për shira të shkurtër të përcjellë me bubullima.

Lajme të ngjashme

Back to top button