Defekt në naftësjellësin në Kaliforni

Po merr gjithnjë e më shumë përmasat e një tragjedie ambientale rrjedhja e naftës nga një naftësjellës në Kaliforni.

Sipas vlerësimeve më të fundit të bëra nga kompania që ka në pronësi naftësjellësin janë më shumë se 400 mijë litra naftë që kanë përfunduar në det, në plazhin e Santa Barbaras.

Punimet për të mbyllur rrjedhjen kanë nisur menjëherë edhe pse nuk dihet akoma se cfarë shkaktoi incidentin. Incident që ngre shqetësime për ekosistemin e sidomos për disa specie balenash që emigrojnë në zonë.

Kompania e cila ka kërkuar ndjesë për dëmet, premtoi se do të bashkëpunonte për ti kufizuar ato. Naftësjellësja ishte ndërtuar në 1991-shin me objektivin për të transportuar 150 mijë fuçi nafte në ditë. Guvernatori i Kalifornisë, Xherri Braun deklaroi gjendjen e jashtëzakonshme në kontenë e Santa Barbarës. Për kontenë ky është incidenti i dytë i këtij lloji pas atij të vitit 1969 ku rreth 100 mijë fuci nafte përfunduan në det./ABCnews/

Lajme të ngjashme

Back to top button