Opozita çel zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 21 Qershorit

Partia Demokratike ka çelur zyrtarisht, sot pasdite në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, deputeti Arben Ristani, në fjalën e hapjes, deklaroi se kandidatët e PD-së janë më të mirët, ndërsa u kërkoi qytetarëve që në zgjedhjet e 21 qershorit të zgjedhin punën dhe dinjitetin.

Pas tij e ka marrë fjalën edhe kandidatja për Bashkinë e Shkodrës, Voltana Ademi, e cila theksoi se do të punojë për të gjithë qytetarët, pavarësisht se kë parti ata mbështesin.

Me radhë, njëri-pas tjetrit kanë vazhduar kandidatët e opozitës për bashkitë kryesore në vend.

Skema e prezantimit të tyre është e njëjtë. Secili bën një rezyme të karrierës së tij dhe vlerave gjatë viteve profesionale, evidentim të shkurtër të problematikave që përballet bashkia ku kandidon dhe angazhimet për të përmirësuar jetën e banorëve.

Në këtë çelje fushate ka marrë fjalën edhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu. /noa/

Lajme të ngjashme

Back to top button