Blendi, ma gjej një parti…

Ma gjej një parti, qe flamurin e do më shumë se të tjerat, por e ka merak zyrtarisht pak më të vogël me madhësi ,,
Ma gjej një parti, që kuadrot i punëson për të ndejtur nëpër shtëpia, e jo për tu sistemuar dhe për të qenë në vendimmarrje,
Ma gjej një parti që kryetari i saj thotë ani se ne jemi në qeveri por, zëvendës ministri i punëve të brendshme dhe funksionarë të tjerë atje ,nuk mund të më informojnë për çdo gjë sepse paskan përgjegjësi ligjore,
Ma gjej një parti, që do ministra po i mban në qeveri më gjatë se Rusia, ministrin Lavrov,
Ma gjej një parti, që kurë jo, nuk i thotë mandatarit në qeveri,
Ma gjej një parti, që ka organizuar kongres tematik deri më tani, ani pse nuk duam ti kuptojmë se çka na sugjeruan mysafirët të ftuar për debat,
Ma gjej një parti,e cila anëtarësinë e sajë e ka të furnizuar me libreza partie bile me fotografi biometrike,
Ma gjej një parti, e cila gurthemel për një objekt vendosën sot kurse ajo punë kryhet pas një dekade,
Ma gjej një parti, e cila merë pjesë në qeveri dhe për të gjitha çështjet negocion me drejtorin e policisë sekrete, ani pse s’është puna e tij, ashtu ka urdhëruar kryeministri,
Ma gjej një parti,ku shumica mendojnë ndryshe por s’guxojnë të flasin, për veç disave që ne i cilësojmë si qëndrime individuale,
Ma gjej një parti,që e dëshiron shumë Eurontegrimin,por edhe kur nuk arrihet ka përgjigjen e saktë, se pas qershorit vjen korriku, e pas 2015 vjen 2016 ,s’bohet kiameti,
Ma gjej një parti, që ka premtimin që një dekadë e gjysmë ,se ne angazhohemi për NATO dhe BE,p or ajo nuk bëhet, dhe ne së bashku guxojmë e i fitojmë votat, HË ç’të keqe ka këtu, populli është sovran dhe pikë .Mbase ne nuk kemi thënë kot se këtë e kemi SYNIM, kur të arrijmë këtë ne më nuk do të merremi me politikë.
Dhe Blendi, ma gjej një parti, e cila në mes rreshtash të ka thënë të vërtetën se ne do të vazhdojmë të bëjmë politikë në pafundësi sepse vendi me Nikolla Gruevski kur nuk do të anëtarësohet në këtë familje të madhe të qytetërimit,
Dhe mbase jemi parti serioze, po të integrohemi , ne duhet ta mbajmë fjalën dhe ta lëmë politikën, por ç’të keqe ka këtu, ore, ne nuk e kemi ndër mend të bëjmë teatër por film.
Por Blendi një moderator inteligjent do të përgjigjej, po ta them z, Ahmeti, ajo parti që po e kërkoni ta gjeni është Bashkimi Demokratik për Integrim, e cila çdo herë ka thirrur “NE GUXOJM”, por në Kumanovë ,na falni, kjo ishte më ndryshe “NE NUK GUXOJMË” të hapim korridore sepse mund t’ju vret dikush në besën tonë, dhe më kuptoni besa është besë, flamuri është shtylla e një kombi.

Lajme të ngjashme

Back to top button