LSDM gjatë javës do të vendosë kur do të vazhdoj me publikimin e bombave

Asgjë nuk do të mbetet e papublikuar. Ka fundi i javës do të marrim vendim kur do të vazhdojmë me publikimin e të vërtetave të tjera. Për këtë shkak lus për durim dhe mirëkuptim, ka deklaruar Zaev për DW.

Nga LSDM ndër të tjerash do të diskutojnë edhe ëpr forma të tjera të artikulimit të pakënaqësisë.

“Përveç protestës që do të vazhdojë, këto ditë do të vendosim edhe për aktivitete të tjera dhe kështu do të vazhdojmë deri ën qëllimin tonë përfundimtarë”, deklaroi Zaev.

ZAEV: Asgjë konkrete nga Strasburgu. Keni durim!

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev ka thënë se në këto bisedime me pushtet me ndërmjetësimin e treshes së eurodeputetëve dhe eurokomisionerit për zgjerim Johanes Han nuk ka pasur asnjë negociatë konkrete me pushtetin.

“Bashkimi Evropian respekton barabarsinë. Bisedimet kanë qenë mes meje dhe Gruevski me eurodeputetët që po japin energji të madhe për vendin tonë për ti dhënë shansin vlerave evropiane. Nuk bëhet fjalë për negociata të fshehta, por bëhet fjalë për dhënien e një shansi të procesit negociator. Negociatat nuk kanë filluar akoma, dhe se nuk jepen detaje. Të gjitha detajet janë në letër dhe ne i kemi lënë BE-së që të jetë ajo që të do të informojë qytetarët tanë dhe bashkësinë ndërkombëtare për ti dhënë shans procesit të negociatave”, ka thënë Zaev, duke kërkuar nga qytetarët që të kenë durim.

Lajme të ngjashme

Back to top button