Programi për mobilitet dhe karrierë, Marie Sklodowska Curie mundësi shumë e mirë për hulumtuesit

Ministri për Arsim dhe Shkencë Abdilaqim Ademi, sot mori pjesë në promovimin e njërit prej programeve më të rëndësishme në kuadër të programit Horizon 2020 për mobilitet dhe karrierë, Marie Sklodowska Curie.

“Horizon 2020 është programi më i madh evropian për hulumtim dhe inovacion dhe me atë Evropa investon në segmentet e saj më vitale – popullit të saj të talentuar në sektorin e hulumtimit, industrisë, arsimit dhe sektorit të biznesit”, theksoi Ministri Ademi duke shtuar se buxheti i Horizon 2020 është rreth 80 miliardë dhe 8%, ose 6 miliardë euro janë të dedikuar për aktivitetet Marie Sklodowska Curie.

Në sajë të këtij buxheti në rritje, i cili është rreth 30% më shumë se FP 7, Evropa do të ndajë rreth 65,000 grante për mobilitet të studiuesve gjatë zhvillimit të programit.

Programi ofron mundësi jashtëzakonisht tërheqëse të cilët zgjojnë interes të madh në të gjitha vendet evropiane dhe paraqet programin më të madh evropian për studentët e doktoraturës, i cila do të mbështes mbi 25 mijë kandidatë.

Hulumtuesit nga të gjitha kategoritë do të kenë mundësi të fitojnë përvojë, njohuri dhe aftësi në qendrat kryesore në vendet evropiane nëpërmjet partneriteteve multinacionale. Programi veçanërisht inkurajon studiuesit të punojnë në mënyrë ndër sektoriale duke rritur kompetencat e tyre inovative.

Lajme të ngjashme

Back to top button