Lëvizja për reforma PDSH: Respektoni Konventat ndërkombëtare për trajtimin e të burgosurve!

Duke ndarë shqetësimin me familjarët e të vrarëve dhe të burgosurve nga aksioni i Kumanovës, kërkojmë nga organet kompetente që të burgosurit të mos dhunohen dhe keqtrajtohen, por të respektohen të drejtat që garantohen nga Konventat ndërkombëtare për të burgosurit, kërkojnë nga Lëvizja për reforma PDSH.
“Kërkojmë që të bëhet sa më parë identifikimi i trupave të të rënëve, dhe trupat tu kthehen familjarëve.
Zyrtarët shtetëror, sidomos ata shqiptar, Prokurori i përgjithshëm, Avokati i popullit, Ministri i drejtësisë, MPB-ja të sqarojnë sa më parë se përse keqtrajtohen të burgosurit dhe a është e vërtetë se keqpërdoren edhe kufomat e të vrarëve? Ju nuk duhet të qëndroni indiferent, por të kontribuoni në mbrojtje të tyre, gjegjësisht respektimin e Konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
Njëkohësisht, për këtë çështje është e nevojshme edhe vëmendja e faktorit ndërkombëtar, sepse një trajtim jo i drejtë i të burgosurve nuk i konvenon situatës së brishtë dhe të sigurisë në vend!”, thonë nga Lëvizja për reforma PDSH.

Lajme të ngjashme

Back to top button