Mot me diell dhe i ngrohtë

­ Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë mesatare jugperëndimore.

Vranësirat pasdite do të rriten, ndërsa deri diku në rajonet malore do të paraqiten reshje të dobëta të shiut. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga tetë deri në 16, ndërsa ajo ditore nga 27 deri në 32 gradë celsius. UV ­indeksi do të arrijë 7.

Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite vranësirat do të rriten, ndëra gjatë ditës do të fryjë kryesisht erë e lehtë jugperëndimore. Temperatura do të arrijë deri në 30 gradë celsius.

Të premten nën ndikimin e valës së re të lagësht pasdite do të jetë mot jostabil me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë jugore.

Moti me erë do të vazhdojë edhe gjatë natës drejt të shtunës dhe të shtunën paradite kur ende do të ketë lokalisht paraqitje të shirave lokalë.

Lajme të ngjashme

Back to top button