Përplasje në BDI, Ermira Mehmeti nuk mbështet më Qeverinë

Thellohen ndasitë mes grupit parlamentar të BDI-së për atë nëse kjo parti duhet të vazhdojë ose jo bashkëqeverisjen me partinë e Nikolla Gruevskit. Pas akuzave të rënda të lëshuara përmes rrjeteve sociale, deputetja Ermira Mehmeti thotë për televizionin Alsat se nuk e mbështetë më Qeverinë aktuale dhe koalicionin me VMRO-DPMNE-në. Ajo madje akuzon Qeverinë se kepqërdor institucionet për t’i luftuar shqiptarët.

“Kjo Qeveri nuk e ka votën time që nga momenti kur me hile u munduan të na imponojnë propozim ndryshimin për stemën. Ky ishte kulmi i arrogancës politike. BDI është sinonim i shpresës, luftës për barazi dhe dinjitetit të shqiptarëve. Kjo Qeveri tashmë një kohë të gjatë është sinonim i dëshpërimit, pabarazisë, dhe përdorimit të institucioneve për të luftuar shqiptarët. Është koha të rikthehemi në parimet bazë, të ringjallim frymën e Marrëveshjes së Ohrit. Këtë e pengon një njeri. Tani është koha që të dorëhiqet”, thotë Mehmeti për Alsat M.

Paraprakisht ajo në profilin e saj në Facebook ka shkruar se BDI-ja tanimë ka më shumë arsye për të dalë nga Qeveria.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. kush eshte Alia dhe Bdi , qe te vendos per fatin e afer 7milion Shqiptarve se a do te jetojnr bashke apo ndaras!????

Back to top button