Biseda e Zaevit me studentin mërgimtar nga Kumanova

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, ka udhëtuar për në Strasburg nga Shkupi përmes Bazelit. Në të njëjtin aeroplan me të është gjetur edhe një i ri nga rrethin e Kumanovës, respektivisht nga Likova, i cili jeton dhe studion në Zvicër.

I riu Mustafë Veseli ka qëndruar tre ditë në vendlindjen e tij në fshatin Likovë, ku ka vizituar familjarët, pas ngjarjeve në Kumanovë që tronditën Ballkanin ndhe Evropën. Gjatë kthimit për në Bazel ai ka rastisur në të njëjtëin aeroplan me kryetarin e LSDM-së dhe ka shfrytëzuar rastin të zhvillojë një bisedë me të.

Në vazhdi, ju sjellim bisedën e plotë të riut nga Kumanova me Zaevin, ashtu siç e ka përshkruar vetë ai në “facebook”.

“Gjatë udhëtimit prej Aeroportit Leka i Madh – Shkup, e deri në Aeroportin e Basel-it, unë mundohesha të hedhja në fletë përjetimet e mia për këto tre ditë që isha në vendelindje, përderisa lideri i opozitës maqedonase, zotëri Zoran Zaev, qëndronte fjetur (ishte tepër i lodhur) një sedilje para meje ç unë i habitur në shkrim as që e kisha vërejtur prezencën e tij, e as të grupit të tij negociator nga fillimi!

Kur ateruam në Bazel, edhe z. Zaev u zgjua për të zbritur nga aeroplani, kureshtja dhe kërkesa e bashkatdhetarëve për të kap një foto ishte shumë e madhe ! Përderisa ishim afër njëri tjetrit në zbritje, edhe unë shfrytëzova rastin për t’i kërkuar një foto dhe poashtu për t’i bërë disa pyetje.

Ne vazhdim do e sjell në forme dialogu bisedën tonë të shkurtër, e cila zgjati nga dalja e aeroplanit e deri në dalje të portës së fundit.

Unë ju drejtova direkt në anglisht,  pasi që gjuhen maqedone nuk e zotëroj dhe biseda vazhdoi rrjedhshëm e natyrshëm. Këtu poshtë, do ju sjell bisedën esenciale pa u futur në detaje shumë.

Biseda :

E pyeta : Zotëri, edhe pse e dëgjova me shumë vëmendje premtimin tuaj të dielën, ju lutem, a mund të më pohoni se vërtetë do kemi një «Maqedoni të Re » ?

Z.Z : Do jetë një Republikë e gjithë qytetarëve, ku çdokush mund të realizojë veten e tij dhe nuk do keëe dallime si në të kaluarën. ( E ndalin për një foto).

Unë : Zotëri, unë nga kureshtja për të përjetuar këto çaste nga afër, erdha për tre ditë, në mënyre qe të shoh se ç’farë realisht po ndodhë në vend? E them se nuk e kam pritur se do bëni nisma kaq të përbashketa me qytetarë të etnive të ndryshme, kjo është me të vërtetë për të përshendetur dhe këtu keni përkrahjen time për nisma të tilla. Por, t’ju përkrahim me nisma të tilla, nuk do thotë se rreshtohemi menjëherë në mënyre të verbër pas jush, edhe pse në mesin tonë ka shumë pohime se në të ardhmen, shumë qytetarë shqiptar do votojnë për ju, shkak i dëshprimit ekstrem prej partive etnike shqiptare.

Z.Z : Nga vjen ?

Unë : Jam nga Likova e Kumanovës por që nga paslufta e vitit 2001, jetoj në Zvicër me familje. Zotëri, me të vërtet shumë kemi sytë nga nismat tuaja, dhe dua të ju cek një gjë : ne kemi përjetuar Luftën e vitit 2001 dhe këtë fatkeqësi nuk e harrojmë. Por ne besojmë në vlera njerëzore dhe si njerëz, në emër të një të ardhme të përbashkët, afrohemi për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur. Jemi gati për të shtrrië dorën por jo te zhgënjehemi përsëri!

Z.Z : Vendi ynë ka qenë i motivuar nga politika të gabuara dhe kjo na çoi në qorrsokak. E ardhmja jonë, pra, pikërisht do të ndërtohet mbi njerëzi (humanity) sepse unë besoj në njerëzimin, dhe kësisoji do kemi përparim (sërish e ndalin për foto). (Me shumë kujde safrohet përsëri për të vazhduar bisedën edhe pse ishte fluks i madh dhe çorientoheshe në atë korridor)

Z.Z : Ç’farë bën në Zvicër ?

Unë : Jam student në Universitetin e Lozanës dhe me të vërtet e kemi pritur shume këtë proteste, shpresoj se frytet e saja s’do vonohen. (Sërish e ndalin për foto. Arritëm deri tek porta e fundit dhe aty u përshendetëm duke i uruar njëri tjetrit një dite të mbarë.)

Mendimi im :

Edhe pse ky zotëri dëshmonte njëfarë besimi në vlerat e përbashkëta njerëzore, për një të ardhme me gjitha etnitë në vend, e që në fakt është për tu përshëndetur, gjithsesi unë ruaj një doze pesimizmi në veten time përderisa nuk kemi një lloj « kontrate » me këtë grupacion.

Të nderuar, politika është një aktivitet i pafalshëm dhe i pamëshirshëm. Gjithçka mund të paguhet shumë shtrenjtë. Perderisa z. Zaev nuk publikon bombën e « Monstrës », mua më le shumë dyshime rreth ndërmarrjes së tij!

Mos te harrojmë, partia e tij, ne te kaluarën ka qene poashtu ne pushtet dhe aktiviteti i saj nuk ka qene edhe aq fair me shqiptaret ! Është fakt se z. Zaev e përdori boshllëkun e mungesës së « bi-tradhëtarëve » Ahmeti-Thaçi në Kumanove dhe fitoi njëlloj përkrahje qorre nga një grup shqiptarësh dhe nga këtu morri një sinjal të fuqishëm për muajt në vazhdim. Edhe sikurse ky zotëri të jetë një « Gandi », mos të harrojmë se nuk është shoqatë, grupacioni i tij, por parti politike dhe partia politike ka strukturën dhe mënyrën e vetë të funksionimit. Kështu që lideri nuk mund të vendose për të gjitha. Andaj, përpara se të shpresojmë në mënyrë tëe pakusht te z. Zaev, të bëjmë vetvetiu një analizë partise opozitare, LDSM.

Vijnë shumë e shumë pyetje tjera, por ato mundohuni t’ia beni vetvetes suaj dhe te keni një mendim rreth këtij personaliteti dhe kësaj partie.

Poshatu te mendoni, se ç’fare mund të bëjmë në pjesën shqiptare ?

Personalisht preferoj Zaevin në pushtet me shqiptarët (për tu definuar si shqiptarë). Mustaf Veseli, Lozanë, 19 maj 2015

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Kujdes duhet te kemi ne shqiptaret se zaev dhe gruevski po bien ne ujdi pa prezencen e pales shqiptare aty asht nje moll sherri siq thot populli ,neve duhet te jemi vigjilent dhe te kujdesit lart se mjaft me trillime e mashtrime na u ban.

Back to top button