EVN Maqedoni për banorët nga “Lagja e Trimave” do t’iu mundësojë pagesë në këste

EVN Maqedoni iu doli në ndihmë banorëve nga “Lagja e Trimave” në Kumanovë pas ngjarjeve të 9 Majit, duke rekonstruar rrjetin e dëmtuar të energjisë elektrike për konsumatorët, shtëpitë e të cilëve u shkatërruan. Menjëherë pasi që Komisioni për verifikimin e dëmeve dhe matrialeve të objekteve i përbërë nga anëtarë të Qeverisë dhe Komunës për përcaktimin e dëm matrialeve ku do t’i përfundojnë rekonstruimin e objekteve, EVN do t’i kyç konsumatorët në rrjetin distributiv.

Duke pasur parasysh gjendjen e ndërlikuar të këtyre konsumatorëve, EVN do t’iu mundësojë pagesë në këste të faturave për energjinë elektrike të konsumuar.

EVN Maqedoni edhe më tutje do të vazhdojë të kujdeset për banorët e “Lagja e Trimave” që të furnizohen me energji elektrike si dhe të stabilizohet rrjeti distributiv në këtë vendbanim.

Lajme të ngjashme

Back to top button