Mexhiti në Tiranë me porosi për aksion të gjerë kundër ekstremizmit të dhunshëm

Aksion i gjerë në luftën kundër parandalimit dhe shkatërrimit të ekstremizmit të dhunshëm, është tema kryesore në agjendën e samitit rajonal që është  mbajtur dje dhe sot në Tiranë R. E Shqipërisë. Në Samitin rajonal në Tiranë,  pjesëmarrësve iu drejtua edhe Kryetari  i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, i cili është pjesë e kësaj iniciative . Përveç Kryetarit Mexhiti, në samitin rajonal në Tiranë mori pjesë edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zemri Qamili.

Para pjesëmarrësve të shumë vendeve të botës, bartës të funksioneve lokale dhe kombëtare dhe përfaqësues të sektorit publik, Mexhiti shprehu nevojën për  ndërmarrjen e një sërë aktiviteteve në nivel lokal në drejtim të shkatërrimit të ekstremizmit të dhunshëm dhe përfshirjen në shoqëri të viktimave që janë  rezultat i ekstremizmit.

Mexhiti u drejtua në panelin e kushtuar për “Roli i autoriteteve lokale në kundërshtimin e ekstremizmit të dhunshëm” të cilin e udhëhoqi Timoti Hari nga departamenti për siguri të brendshme, ku fjalime të tyre patën edhe përfaqësuesi i policisë së Danimarkës dhe Xhuk Osinga nga Prokuroria Publike e Mbretërisë Holandeze.

Samiti rajonal në Tiranë është pjesë e iniciativës globale për luftë të përbashkët kundër ekstremizmit të dhunshëm , i promovuar nga ana e kryetarit të SHBA-ve, Barak Obama, në samitin që u mbajt këtë vit nga data 17-19 shkurt në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Në drejtim të përhapjes dhe etablimit të këtyre përpjekjeve, këtë vit, do të mbahen disa samite rajonale në periudhën maj – gusht 2015. Përveç në Shqipëri, samite rajonale do të mbahen edhe në Algjeri, Australi, Kazakistan, Keni, Mauritani dhe Norvegji.

Në shtator 2015, në Nju Jork do të bëhet rekapitullimi i raportit të arritur për realizimin e agjendës nga ana e të gjithë pjesëmarrësve. Sipas asaj që u planifikua, në Samitin e Nju Jorkut do të diskutohet për zhvillimin e strategjisë kombëtare për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, përkrahjes dhe kontrollimit të kapaciteteve të sektorit civil për zbatimin e pavarur të aksioneve të kësaj teme, sigurimit të partneritetit mes përfaqësuesve të qeverisë lokale dhe asaj kombëtare, duke përfshirë edhe forcat e sigurimit. Njëkohësisht, një pjesë e aktiviteteve do të fokusohen në ndërtimin e kapaciteteve në institucionet arsimore të cilat do të promovojnë tolerancë dhe mënyrë kritike të mendimit, si dhe rehabilitimin dhe riintegrimin e ekstremistëve në shoqëri, si dhe krijimit të rrjetit global të qytetarëve kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button