Vrau tre vajzat në Itali, gjykata shpall të pafajshme shqiptaren

Është shpallur e pafajshme Edlira Dobrushi, Çopa gruaja shqiptare e cila marsin e një viti më parë vrau me thikë 3 vajzat e saja, 13, 10 dhe 3 vjeçe.

Por gruaja për 10 vjet duhet të qëndrojë në qendër psikiatrike.

Vendimi është marrë për shkak të gjëndjes së saj psikike, ndërkohë që procesi u zhvillua me procedura të shkurtuar ndërsa argumentimi i vendimit do të bëhet publik pas disa javësh.

Ngjarja tragjike e ndodhur më 9 mars 2014, kur tre ëngjëjt e vegjël, Sidni, Kejsi dhe Simona gjetën vdekjen nga dora e vetë nënës së tyre, Edlira tronditi mbarë opinionin publik italian dhe shqiptar.

Më e madhja e tre motrave ishte 13 vjeç, më e vogla ishte vetëm 3, u vranë në natën ndërmjet të shtunës e të dielën me një thikë kuzhine në banesën e tyre. Ndërkohë që i ati ishte i ndarë dhe kishte krijuar një familje tjetër.

Lajme të ngjashme

Back to top button