Pritet të fillojnë takimet e Gruevskit dhe Zaevit me euro-parlamentarët

Në selinë e Parlamentit Evropian në Strasburg do të fillojnë një sërë takimesh në të cilët protagonistë kryesor do të jenë lideri i opozitës Zaev dhe kryeministri Gruevski.

Nikoqirët dolën me një agjendë interesante nëse jo diç ndoshta do të kontribuojë në krijimin e atmosferës më të mirë për bisedime të mëtejme për tejkalimin e krizës politike. Në fillim lideri i LSDM-së do të ketë takim me treshen europarlamentare Hovit- Kukan- Vjagell. Pas tij Gruevski hyn në takim me deputetët dhe pas përfundimit të atij takimi do të takohet eurokomesarin për zgjerim Johanes Han. Pas tij Han do ta pranojë edhe Zaevin. Vlerësimet në Strasburg janë të përmbajtura nëse do ketë ndonjë lëvizje nga qëndrimet e të dyjave palëve dhe afrim i mundshëm i tyre. Nga kabineti i Hanit tani për tani, e refuzuan mundësinë të prononcohen dhe me këtë edhe porositë publike të eurokomesarit pas vazhdës së takimeve. Është paralajmëruar vetëm një njoftim për mediat. Është shumë e vështirë të thuhet si do të përfundojë dita nëse merret parasysh takimi i liderëve në Shkup që nuk dha asnjë rezultat. Ku pas së cilit kryetari i LSDM-së tha sa ka pasur propozim me shkrim me tema për t’u diskutuar në tavolinë por se për ato nuk është biseduar fare, sepse paraprakisht duhet të zgjidhen disa çështje sikur: parimi i vetë propozimeve, barazi në participimin e të gjithëve dhe garanci për zbatimin e marrëveshjes.

Gruevski nga ana tjetër nga tubimi para Kuvendit mbetet në qëndrimin e vet dhe se ka plan për tejkalimin e krizës./Alsat-M

Lajme të ngjashme

Back to top button