Kumanovë, Qeveria nuk përmbush premtimin

Edhe pse Qeveria premtoi strehim me qira për familjet të cilat pësuan dëme nga aksioni policorë në Kumanovë, një hap i tillë ende nuk është ndërmarr. Familjarët enden gjithandej duke kërkuar vendstrehim tek të afërmit e tyre, transmeton Alsat.

“Për momentin nuk kemi asnjë ofertë prej institucioneve shtetërore dhe as komunale. Për momentin jam në një apartament 55 metra katror, jemi 8 anëtar të familjes. Gjendja është shumë e keqe. Bëj apel që të na ofroj zgjidhje shteti dhe jo njerëz, sepse kemi oferta shumë nga miq dhe dashamirë, mirëpo kërkojmë nga shteti të na ofrojnë apartament apo diçka, sepse jemi 8 anëtar dhe jemi shumë ngushtë. Kemi problem edhe për një gotë ujë, e lëre më për tjera. Kanë filluar të ndahen familjet, enden nëpër shtëpi të ndryshme”, deklaroi një banor i Lagjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button