Lëvizja BESA: Takim në Ambasadën e Kroacisë

Me kërkesë të Ambasadorit të Kroacisë në Shkup, z. Zllatko Kramariç, përfaqësuesit e Lëvizjes BESA, Afrim Gashi dhe Zeqirija Ibrahimi – anëtarë të Trupit Koordinues të Lëvizjes, ishin sot (19.05.2015) në një takim miqësor në Ambasadën e Kroacisë në Shkup.

Në këtë takim, që është i treti me radhë deri tash, u bisedua për situatën aktuale politike në vend.
Përfaqësuesit e BESËS edhe kësaj radhe e përsëritën qëndrimin e tyre se për Lëvizjen nuk mjafton vetëm ndërrimi i pushtetit, nëse nuk ndryshon edhe sistemi juridiko-kushtetutes i Maqedonisë.

Për këtë arsye, përfaqësuesit e Lëvizjes BESA konstatuam se atyre u vjen mirë që ditëve të fundit në fakt qëndrimin e artikuluar nga BESA për ridefinimin e shtetit në një formë a tjetër tashmë po e përkrahin edhe subjektet e tjera në vend, si edhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Back to top button