VMRO-ja angazhoi 65 autobusë të JSP-së për protestë

VMRO-DPMNE-ja ka marrë me qira e 65 autobusë të Ndërmarrjes Publike të Transportit (JSP), të cilët janë shfrytëzuar për të bartur falas qytetarët që kanë dashur të marrin pjesë në tubimin e organizuar nga partia në pushtet, para objektit të Kuvendit të Maqedonisë.

Drejtori i JSP-së, Igor Janushev ka deklaruar se pasagjerët kanë udhëtuar pa paguar bileta, por kjo nuk është bërë me ndonjë sponsorizim nga kompania publike, por në marrëveshje komerciale me VMRO-DPMNE-në, raporton Plus Info.

“Kushtet dhe çmimet me të cilën është nënshkruar kontrata me VMRO-DPMNE-në është e njëjtë si për të gjithë të interesuar e tjerë”, ka thënë Janushev, pa saktësuar se sa para kanë marrë nga VMRO-ja për këtë qëllim.

Lajme të ngjashme

Back to top button