Paradite me diell, pasdite me të reshura

Moti në Maqedoni gjatë paradites do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite do të ketë jostabilitet me shi të rrëmbyeshëm lokal, vetëtima dhe erë të përforcuar.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tetë deri në 16, ndërsa e ditës prej 24 deri në 30 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë 6. Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare.

Pasdite do të ketë kushte për zhvillimin e jostabilitetit me shi të rrëmbyeshëm, vetëtima dhe erë të përforcuar. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 15, ndërsa e ditës do të ngjitet deri në 28 gradë Celsius. Të mërkurën kushtet për jostabilitet do të jenë më të vogla dhe pritet të jenë në pjesët lindore në vend.

Të enjten pritet stabilizim i përkohshëm i motit ndërsa nga e premtja përsëri do të jetë mot jostabil me shi dhe vetëtima.

Lajme të ngjashme

Back to top button