Escape2, modeli më i ri nga i LG

LG ka krijuar një model të ri telefoni inteligjent dhe ai është Escape 2. Modeli i ri i LG-së fuqizohet nga procesori Snapdragon 410 me katër bërthama me shpejtësi 1.2GHz dhe kartën grafike Adreno 306.

Escape 2 përmban ekran 4.7 inç HD IPS (1280 x 720). Telefoni ofron 1GB RAM, 8GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet deri në 32GB nëpërmjet kartës microSD, dhe bateri me kapacitet 2100mAh.

Pritet që telefoni të vijë në treg me një çmim rreth 200 dollarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button