Ku janë zhdukur katër sulmuesit e vrarë nga Kumanova?

Policia Maqedonase nuk e din ende se ku ndodhet Sulejma Osmani nga fshati Brezë e Kumanovës, i vetmi person nga sulmet në Kumanovë nga grupi I cili më 9 dhe 10 prill u përleshën me policinë në lagjen e Trimave.

Ai është i vetmi p[person që ka arritur ti ikë policisë i prangosur, derisa ishte i rrethuar nga dhjetëra polic.

Ku është ai tani, policia nuk ka informacione. Disa thonë se gjendet në Kosovë. Disa të tjerë thonë se policia i ka ndihmuar që ai të arratiset, shkruan Plusinfo.

Nga prokuroria thonë se në Kumanovë janë vrarë 8 polic dhe 10 sulmues.

Numri i policëve ishte i njohur nga dita e parë pas dorëzimit të sulmuesve. Por jo edhe numrin e sulmuesve. Sipas informacioneve të para ishin të vrarë 15 persona, më pas numri i ul në 10.

Ministria e Punëve të Brendshme në fillim doli me informacione se 30 persona janë dorëzuar, ndërsa më pas deklaruan se numri është më i vogël.

MPB nuk informoi se njëri nga sulmuesit ka kryer vetëvrasje, as që është biseduar me sulmuesit, por kjo është vërtetuar nga deklarata e Ali Ahmetit i cili tha se janë bërë negociata me personat në fjalë.

Rasti i çuditshme ‘Kumanova” mbetet ende sekret. Zëdhënësja e prokurorisë në pyetjen se kush është prokurori që e udhëheq hetimin në Kumanovë thotë:

“Për shkak të ndjeshmërisë së çështjes nuk do të doja të themi emrin e prokurorit”, deklaroi ajo.

Sipas avokatëve të angazhuar për këtë, disa avokat janë takuar me klientët e tyre disave nuk u është lejuar. Ende nuk mund ta kuptojnë se pse.

Deri më tani as mbrojtja nuk ka arritur të shohë raportin e autopsisë i cili tani gjendet në Prokurorinë Publike, ndërsa trupat e pajetë nuk u janë dorëzuar familjarëve apo shteteve ku ato janë shtetas./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button