Haradinaj-Kuçit për bastisjet: Mos keni marr urdhër nga Gruevski

Aksioni i Policisë së Kosovës për bastisjen e shtëpive të personave që thuhet se kanë marrë pjesë në konfliktin e Kumanovës, ka ngritur një debat në seancën e Kuvendit të Kosovës, në mes deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

Derisa deputetja Donika Kadaj- Bujupi kërkoi nga ministri Kuçi të dinte se në bazë të çfarë vendimi policia ka bastisur në këto shtëpi. Megjithatë, Kuçi nuk iu përgjigj Kadaj-Bujupit, e kjo e shtyri deputetin e AAK-së, Luan Haradinaj të pyeste Kuçin se bastisja në këto shtëpi a është kryer pas urdhrit nga kryeministri maqedon, Nikolla Gruevski.

E ministri Kuçi tha se ai nuk është kompetent në këtë fushë dhe se nuk është përgjegjës për policinë.

Ndërsa, kryetari Veseli ka thënë se kanë dërguar kërkesë tek institucionet maqedonase që Këshilli për Mbrojtjen të Drejtat dhe Lirit e Njeriut të lejohet për t’i vizituar të burgosurit ,dhe për të ditur gjendjen e tyre. Ai tha se që nga dita e premte me 15 maj, janë duke pritur një përgjigje zyrtare nga shteti maqedonas.

Lajme të ngjashme

Back to top button