Janë lëshuar për mjekim shtëpiak edhe pesë pjesëtarët e fundit të policisë

­ Në trajtim shtëpiak sot janë lëshuar edhe pesë pjesëtarët e fundit të policisë të cilët u hospitalizuan në SPQ “8 Shtatori” për shkak të lëndimeve të marra në aksionin policor të javës së kaluar në Kumanovë, informojnë nga spitali. Në SPQ “8 Shtatori” u hospitalizuan gjithsej nëntë policë të lënduar.

Në Qendrën urgjente në Shkup, megjithatë, ku u hospitalizuan 20 policë të lënduar, në trajtim kanë mbetur edhe tetë persona, ndërsa të tjerët në ditët e fundit janë lëshuar në trajtim shtëpiak.

Lajme të ngjashme

Back to top button