Georgieva: Maqedoni ta gjejë rrugën për zgjidhjen e problemeve

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Kristalina Georgieva ka deklaruar se Evropa nuk ka hequr dorë nga Maqedonia dhe po ndjekin shumë me kujdes atë që ndodh. Sipas saj, mënyra më e sigurt që të tejkalohen ato probleme, është në familjen e përbashkët evropiane.

Ajo ka shtuar se vetë Maqedonia duhet të vlerësojë se cila është rruga më e mirë për zgjidhje të problemeve të brendshme.

Georgieva në deklaratë për gazetën bullgare Standart, potencon se ajo që nuk planifikohet pranim të anëtareve të reja në BE në pesë vitet e ardhshme, nuk do të thotë se BE-ja nuk i përgatit vendet për anëtarësim.

“Përkundrazi. Edhe krahas asaj që buxheti i Evropës tani është shumë më i vogël se sa që ishte në shtatë vitet paraprake, paratë të cilat i ndajmë për vendet-kandidate janë rritur dhe kujdes të veçantë i përkushtojmë institucioneve, pa të cilat ato nuk do të përfshihen në familjen evropiane”, deklaroi Georgieva.

Lajme të ngjashme

Back to top button