Ditë ndërkombëtare e SOS linjave për ndihmë të fëmijëve në botë

“Dhuroje zërin tënd” është motoja e fushatës me të cilën shënohet 17 maji, Dita ndërkombëtare e SOS linjave për ndihmë dhe mbështetje të fëmijëve nga e mbarë bota.

Siç informoi Ambasada e parë e fëmijëve në botë “Megjashi”, qëllimi i fushatës është të nxiten qeveritë në mbarë botën t’i mbështesin SOS linjat për fëmijë.

“Është mirë të dihet se nga nihma/mbështetja, fëmijët i ndan vetëm një thirrje telefonike. Funksioni i SOS telefonave është me rëndësi të mahe, sepse ata paraqesin mekanizëm të rëndësishëm të ndërlidhjes me fëmijët që mundëson të dëgjohet zëri i çdo vajze dhe djali”, thonë nga “Megjashi”.

Ambasada e fëmijëve do të hapë faqe të posaçme në rrjetin socialë Fejsbuk, ku fëmijët, prindërit, qytetarët do tël mund të informohen për mënyrat e mbrojtjes së fëmijëve, të drejtave të tyre dhe të paraqesin raste të keqpërdorimit apo shkeljes së të drejtave të fëmijëve. Në këtë faqe, plotësisht do të mund të sigurohet edhe këshillim on-line.

Në SOS telefonin për fëmijë dhe të rinj 080012222 pranë “Megjashi”-t i cili ekziston 22 vite, deri më tani janë regjistruar mbi 20.000 thirrje, janë realizuar 202.000 orë pune në ndihmë de mbështetje të fëmijëve, ndërsa mbi 200 vullnetarë dhe SOS operatorë janë trajnuar për punë me fëmijë.

SOS telefoni 080012222, sipas hulumtimit të bërë në vitin 009, është i njohur nga ana e fëmijëve si i dyti për nga rëndësia, pas numrit 192.

Lajme të ngjashme

Back to top button