BE-ja të hënën do të diskutojë për Maqedoninë

Këshilli për punë të jashtme i BE-së nesër do të diskutojë për Maqedoninë dhe do të dalë me pozicion të përbashkët lidhur me ngjarjet në vend dhe për masat që duhet të nërmerren, paralajmëroi shefi i diplomacisë bullgare, Daniel Mitov.

“Evropa vepron bashkarisht. Të hënën, në Këshillin për punë të jashtme do të diskutojmë për temën Republika e Maqedonisë dhe ngjarjet e atjeshme, që duhet të çojë drejt pozicionit të vetëm e të përbashkët të të gjithë ministrave të punëve të jashtme të vendeve të BE-së dhe për masat që duhet t’i ndërmarrim “, deklaroi Mitov për Televizionin nacional bullgar.

Për komentet në Sofje rreth gjendjes së sigurisë në Maqedoni dhe paralajmërimeve për dërgimin e forcave shtesë në kufi, Mitov tha se për momentin nuk ka shkas për shqetësim serioz pë sigurinë e Bullgarisë.

“I bëmë të gjitha analizat dhe jemi të gatshëm për çfarëdo lloj variantash. Për ne, në rend të parë është tërësia territoriale dhe qetësia etnike në Maqedoni. Në Maqedoni, tensionime ndëretnike tani për tani nuk ka”, theksoi shefi i diplomacisë bullgare.

Ndërkohë, MPJ e Bullgarisë u rekomandoi qytetarëve të vet të cilët udhëtojnë në Maqedoni që të jenë të kujdesshëm dhe të evitojnë vendet ku ka tubime grupore, si dhe rajonet në të cilat ka prani të përforcuar policore.

Lajme të ngjashme

Back to top button