Albin Kurti: S’ka Maqedoni me regjimin e Gruevskit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka thënë se rreth zhvillime të fundit në Maqedoni ekziston një mjegull e madhe për shkak të informacioneve të paverifikueshme.

Ai këto komente i bëri në vizitën e sotme në Prizren.

“Në Kosovë ka mjegull për shkak të informacioneve nga më të ndryshmet, diku të paverifikuara, diku opinione të caktuara politike, por që shiten si lajme dhe qytetarët kanë pa qartësi”.

Kurti i ka quajtur si të paguximshëm qeveritarët e Kosovës në raport me ngjarjen e fundit të Kumanovë.

“Ka pakënaqësi të qytetarëve me regjimin e Gruevskit, por udhëheqësit qeveritarë nuk po guxojnë ta thonë asnjë fjalë për këtë regjim që po i shtyp politikisht, po i shfrytëzon ekonomikisht dhe po i diskriminon kulturalisht”.

“Ne vazhdimësi e themi se nuk do të mund të mbijetojë Maqedonia si shtet e Gruevski si regjim”, ka thënë Kurti për Rtv Besa

Ai po ashtu tha se ka ardhur për të biseduar rreth hallave të qytetarëve, por edhe për ristrukturime brenda VV-së, sepse, sipas tij, shumë shpejt do të këtë zgjedhje lokale në këtë qytet./zeri

Lajme të ngjashme

Back to top button