Apple synon ta blejë rivalin BlackBerry

Thashethemet e kësaj jave sugjerojnë se Apple mund të jetë e interesuar në blerjen e kompanisë BlackBerry.

Siç edhe dihet, kompania kanadeze nuk është së ka pasur kohëra të mira në treg këto vitet e fundit.

Raportet e fundit tregojnë se pjesëmarrja në tregun global të BlackBerry është duke u ngushtuar, edhepse kompania është duke luftuar për ta rritur tregun, në një ambient biznesor ku Apple ka rreth 72 për qind të tregut të pajisjeve telefonike.

Sipas Yahoo Finance, Apple është e vetëdishme për gjendjen e kompanisë kanadeze, dhe mund të jetë duke planifikuar që ta blej atë para se të ketë ulje më të pafavorshme.

Në këtë mënyrë, Apple do të zgjeronte ndikimin e saj në të gjitha tregjet e paisjeve ‘smart’.

BlackBerry për momentin posedon 44,000 patenta të produkteve, shumica e të cilave e kanë bërë atë lider sa i përket softuerëve për bizneset dhe sigurinë.

Në të njejtën kohë, Apple është duke synuar dominimin e tregut, dhe siç dihet, deri tani është duke marrë parasysh përqindjet që janë të përafërta me IBM.

Për këto arsye, pritet të shihet nëse spekulimet rreth kësaj blerjeje do të dalin të sakta ose jo. (Telegrafi)

Lajme të ngjashme

Back to top button