A do të merr epilog në tavolinë, kriza e Maqedonisë?

Dialogun në mes katër liderëve të parive më të mëdha politike në Maqedoni, analistët e vlerësojnë si një gjë pozitive dhe e duhur për zgjidhjen e krizës politike në vend, mirëpo thonë se ky proces mund të zgjatet.

Njohësi i çështjeve politike, Xhelal Neziri vlerëson se suksesi i dialogut do të varet nga ngjarjet në teren dhe nga përcaktimi i platformës mbi të cilën do të zhvillohen bisedimet.

Ai gjithashtu theksoi se është e logjikshme qe kjo krizë, si çdo tjetër, te përfundojë në tavolinë.

“ Është mirë që filloi dialogu politik me qëllim që kriza të zgjidhje në tavolinë. Ajo që mungon në këtë dialog është definimi i palëve dhe pozicionimi i tyre. Nga takimi i parë duket se kemi palën e pushtetit dhe opozitës. Suksesi i dialogut do të varet nga ngjarjet në teren dhe nga përcaktimi i platformës mbi të cilën do të zhvillohen bisedimet. Është e logjikshme qe kjo krizë, si çdo tjetër, te përfundojë në tavolinë“, tha për Portalb, Neziri.

Nga ana tjetër profesoresha universitare Mirjana Maleska thotë se është hap pozitiv dialogu, mirëpo nuk beson se mund të arrihet diçka në këtë mënyrë.

“Edhe pse më duhet ide e mirë që katër liderët të ulën në një tavolinë, por nuk besoj që mund të ketë sukses. Pakënaqësia e brendshme është duke u rritur në një hap me presionet ndërkombëtare. Çka eventualit mund të dalë nga këto takime? Për të shtyrë Gruevskin që të jep dorëheqje duhet të jenë në të njëjtën anë tre liderët tjerë, për çka nevojitet kohë dhe presion shoqëror për të bindur atë, kurse kohë nuk ka!”, tha për Portalb, Maleska.

Ajo shtoi se shpreson që masiviteti i protestave të 17 majit do të jetë kyç për zgjidhjen e çështjes së krizës politike në Maqedoni.

“Ali Ahmeti mund të luaj rol të rëndësishëm përderisa është pjesë e zgjidhjes së krizës, por edhe për këtë duhet kohë, kjo e fundit nuk na mjafton. Po ndodhin shuam gjëra në të njëjtën kohë, bisedime, protesta, presion ndërkombëtar, kontraprotesta, nxitjen e tensioneve etnike etj. Me të vërtetë është rëndë të parashikohet diçka dhe të flitet me siguri. Shpresa qëndron që dalja në protestat e 17 majit të jetë masive ku d të shfaqet karakteri qytetar, i cili mund të ndryshon status quo-në e situatës drejt zgjidhjes së krizës”, shtoi Maleska.

Ndryshe, nesër oganizhen protesta masive ku kërkohet dorëheqja e Qeverisë aktuale të Maqedonisë, për shkak të aferave kriminele dhe korruptuese ku përfshihen zyrtarë të saj.

Lajme të ngjashme

Back to top button