Ja çfarë thotë Bill Clinton për Lëvizjen “Gylen” (VIDEO)

Pas propozimit të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan për të mbyllur shkollat e Lëvizjes “Gylen” ka patur reagime nga brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Ai e cilësoi si një lëvizje terroriste, por në fakt Lëvizja prej më shumë se tre dekadash punon për tolerancën dhe dialogun mes feve.

Për këtë lëvizje ka folur edhe ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, në një mesazh drejtuar turqve dhe jo vetëm, thotë se inkurajon përhapjen e idealeve për dialog ndërfetar dhe tolerancë i frymëzuar nga Fethullah Gylen, shkruan “Gazeta Start”.

“Këtë lëvizje sociale ndërkombëtare po e reflektoni me anë të jetesës tuaj të përditshme. Ju i nxisni lidhjet e edukimit dhe të kulturës, që si aspekti jonë i përbashkët forcojnë strukturën njerëzore”, shprehet ish presidenti amerikan, që njihet edhe për dashurinë e tij ndaj shqiptarëve. /albeu.com/

Lajme të ngjashme

Back to top button