Protestuesit vazhdojnë të kërkojnë dorëheqje të Qeverisë (FOTO)

Në mënyrë të qetë përfundoj edhe protesta e njëmbëdhjetë para Parlamentit, ku qytetarët edhe një herë shprehën pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe kërkuan dorëheqje jo vetëm të disa funksionarëve, por të gjithë qeverisë, si dhe përgjegjësi për krimet që publikohen në ‘bombat’ e opozitës, dhe ngjarjet e fundit që ndodhën në Kumanovë.

Gjithashtu u bë thirrje që me 17 maj të dalin të gjithë të protestojnë duke theksuar se 17 maji do të jetë fillimi i fundit të ferrit pushtetar.

19.30 Protestuesit arritën para Parlamentit ku edhe do të vazhdojë protesta deri në përfundimin e saj. Ata apelojnë për qetësi dhe protestë demokratike.

Protesta në Shkup 12

Protesta në Shkup 11

19.00- Protestuesit nisen drejt Parlamentit ku thonë se aty do të zhvillohet protesta në vazhdim si dhe aty do të përfundojë. “Lironi të pafajshmit, mjaft keni kalbur në burg”, “Vodhët popullin për luks, zhdukuni”, thonë protestuesit.

Ata brohorisin “Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe”.

Protesta në Shkup 10

Protesta në Shkup 5

 

Protesta në Shkup 9

Protesta në Shkup 7

 

Protesta në Shkup 4

Protesta në Shkup 3

Qytetarët filluan të mblidhen në rrugën në afërsi të Qeverisë, për të protestuar kështu kundër politikës së këtij pushteti, ku disa herë me radhë ata kërkuan dorëheqje të funksionarëve më të lartë, pas publikimit të përgjimeve nga opozita maqedonase, në të cilat dëgjuam keq menaxhim dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Edhe kësaj radhe policia ka bllokuar rrugën duke mos lejuar protestat të zhvillohen para Qeverisë.

Protesta në Shkup 2

Protesta-n---Shkup-12.05.15-3

Lajme të ngjashme

Back to top button