Mot i ngrohtë

Moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me paraqitje të vranësirave të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej gjashtë deri në 12, ndërsa ajo e ditës prej 26 deri në 32 gradë. Në Shkup mot i ngjashëm me temperaturë deri në 31 gradë.

Mot i ngrohtë do të mbahet edhe të shtunën kur temperatura e ditës do të lëvizë prej 27 deri në 32 gradë. Nga fundi i ditës do të ketë kushte për shi lokal.

Të dielën pasdite do të jetë mot me shi jostabil, bubullima dhe me erë të përforcuar, ndërsa temperatura do të shënojë ulje të lehtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button