Spasov: 450 euro dënim për mospagesë të rrogës minimale

Punëdhënësit që nuk do ta respektojnë Ligjin për rrogë minimale do të dënohen me nga 300 euro për secilin punëtor që nuk ia kanë paguar rrogën minimale dhe 150 euro për personin përgjegjës. Këtë e parashikojnë ndryshimet e Ligjit për rrogën minimale, që sot u miratua në Kuvend.

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale në konferencën për shtyp në Ministri, Dime Spasov theksoi se nëse punëdhënësi në afat prej shtatë ditësh e paguan gjobën, ekziston mundësia për ulje prej 50 për qind të shumës.

“Me konceptin e këtillë të ri mundësojmë sanksionim më të drejtë për ata që nuk e respektojnë Ligjin. Kompanitë më të vogla që kanë numër më të vogël të punëtorëve do të paguajnë dënim më të vogël, ndërsa punëdhënësit me numër më të madh të punëtorëve do ta paguajnë dënimin më të lartë. Me atë do të mundësojmë sistem, me të cilin do të pamundësohet pagesa e rrogës më të vogël se minimalja, përkatësisht do t’i destimulojë kompanitë të paguajnë rroga të tilla dhe do ta pamundësojë keqpërdorimin”, tha Spasov.

Kjo, shtoi Spasov, do të mundësojë zbatim konsekuent dhe mbrojtje të të drejtave të punëtorëve. Ligji për rrogë minimale prej 8.000 denarëve është miratuar në vitin 2012. Në fillim të vitit 2014 u mundësua rritja në 8.800, këtë vit në 9.500 denarë, ndërsa vitin e ardhshëm rroga minimale duhet të rritet në 10.080 denarë.

Paraprakisht, nëse Inspektorati shtetëror për punë konstatonte se nuk respektohet Ligji, linte afat prej 7 ditëve për punëdhënësit që ta paguajnë rrogën minimale, ndërsa nëse nuk respektohej afati, pasonte gjoba prej 8 deri 9.000 euro për personin juridik dhe prej 5 deri 6 mijë euro për personin përgjegjës.

Prej mbi 15.000 punëdhënës të kontrolluar, mbi 217.000 punëtorë realizuan rrogë më të lartë se minimalja. Rreth 47.000 punëtorë realizuan rrogë në pajtim me Ligjin për minimalen, por për 6.800 punëtorë është konstatuar se në momnt të caktuar kanë marrë më të ulët se rroga minimale e caktuar me ligj. Në 99 prë qind prej tyre në afatin e paraparë prej shtatë ditëve e kanë paguar atë.

Lajme të ngjashme

Back to top button