Ahmeti: Dhuna dhe destabilizimi nuk janë interes i shqiptarëve

Kryetari i BDIsë, Ali Ahmeti është takuar sot në Shkup me Përfaqësuesin Special të OSBE për Ballkanin Perendimor, Ambasasorin Gerard Stoudman si dhe Komisaren e Lartë për të drejtat e Komuniteteve, Zonjën Astrid Thors.

Kryetari Ahmeti shprehu mirënjohje për kontributin konstruktiv të OSBE dhe komunitetit ndërkombëtar në tejkalimin e situatës shumë të vështirë në Kumanovë.

Ahmeti kërkoi bashkëpunim dhe komunikim më të madh rajonal për të gjitha çështjet sepse dhuna dhe destabilizimi nuk janë interes i askujt.

OSBE shprehu shqetësim për krizën politike dhe situatën e sigurisë në vend si dhe theksoi gatishmëri për të ndihmuar në tejkalimin e gjendjes.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button