Nuk rrënohet por i këputet kryqi car Dushanit (FOTO)

Foto më të reja nga përmendorja e dëmtuar e car Dushanit mbrëmë. Përmendorja është dëmtuar në bazament, i është hequr kryqi dhe skeptri.
Televizioni Alsat raporton se mes personave që e dëmtuan përmendoren ka qenë edhe një funksionar i BDI-së. Flitet se ai ka qenë Bekir Asani, kryetari i degës së BDI-së në Çair.

BDI në të njëtin stil, natën, para disa viteve doli ta rrëzojë kishën e planifikuar të ndërtohet në Kalanë e Shkupit. Nga kjo logjikisht shtrohet pyetja, pse BDI nuk e përzgjedh rrugën institucionale për ta rrëzuar këtë përmendore ilegale? Ja se çfarë thonë ata: BDI bën pak zhurmë e shumë punë për çështjen e car Dushanit.

****************************************************************************

Rreth 20-30 qytetarë pak pas mesnate kanë tentuar të rrënojnë përmendoren e Car Dushanit në Qendër të Shkupit.

Pas shumë përpjekjeve, përmendorja është dëmtuar dukshëm, por nuk është rrënuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button