Mot me diell

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe ngrohtë me vranësira të vogla mesatare lokale. Nga fundi i ditës në pjesët verilindore do të ketë kushte për shi të përkohshëm dhe dukuri e rallë të bubullimave. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në pjesët perëndimore do të ketë përkohësisht erë të përforcuar nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej pesë deri në 13, ndërsa ajo e ditës prej 24 deri në 30 gradë. Indeksi­UV do të arrijë 7.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe ngrohtë, pasdite me vranësira të vogla. Do të fryjë erë mestare e përforcuar nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura do të arrijë deri 28 gradë Celsius.

Edhe në ditët e ardhshme do të mbizotërojë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Të shtunën do të fryjë erë e përkohshme e përforcuar kryesiht nga drejtimi jugperëndimor. Temepartura në këto ditë do të jetë e lartë prej 25 deri 31 gradë, Indeksi UV do të arrijë 6. Të dielën do të ketë rënie të butë të temperturës ditore dhe do të lëvizë prej 21 deri 28 gradë, ndërsa do të fryjë edhe erë veriore. Indeksi­UV të dielën do të arrijë 5.

Lajme të ngjashme

Back to top button