Zaevi: Komandantët NATO dhe Begu janë përndjekur dhe përgjuar që nga mesi i vitit 2013-tës

Lideri i opozitës Zoran Zaev ka nxjerrë të tjera fakte tronditëse, duke thënë se grupi i armatosur në Kosovë ishte ndjekur që nga mesi i vitit 2013.

Zaev nënvizoi se dy udhëheqësit e këtij grupi të “UÇK”-së, Mirsad Ndrecaj – Komandant NATO dhe Beg Rizaj – Komandant Begu ishin përgjuar që nga 13 shtatori i vitit 2013.

“Unë posedoj materiale të shkruara dhe jo biseda të përgjuara, që sigurisht çdo opozitë në botë i siguron ato për shkak të sigurisë, që të jetë korrektuese në momente të caktuara. Nuk ka rëndësi se ata janë ndjekur tetë muaj apo 1 vit e 8 muaj, por tani hapet dilemma se a ka mundur që paraprakisht të bëhej diçka për t`u ruajtur jetët e njerëzve”, theksoi Zaev, transmeton INA.

Dokumenti i tij daton nga 13 shtatori i 2013 dhe e posedon vetëm ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button