Civil kërkon nga Gruevski dhe e tërë garnitura në pushtet të japin dorëheqje

Kriza në Republikën e Maqedonisë nuk do të zgjidhet me dorëheqje, gjegjësisht me zëvendësimin e ministres Gordana Jankulloska, Mile Janakieski dhe drejtorit të DSK-së Sasho Mijalkov.

Qytetarët e dinë mirë se problemi është tërë qeveria, porositën nga Civil.

“Kërkojmë që Gruevski dhe e tërë garnitura në pushtet të japin dorëheqje dhe të marrin përgjegjësi për të gjitha veprat penale dhe sundimin e keq.

Kërkesa e dytë e CIVIL është lirim i menjëhershëm i të gjithë të burgosurve politik në Maqedoni, duke nisur me studentët e paraburgosur nga protestat që nisën me 5 maj”, thuhet ndërmjet tjerash në kumtesën e Civil.

Lajme të ngjashme

Back to top button