Kuvendi sot pritet të zgjedh ministrant e ri të MPB-së dhe MTL-së

Kryeministri Nikolla Gruevski mbrëmë në Kuvend dorëzoi propozim për zgjedhjen e dy anëtarëve të rinj në Qeveri.

Propozohen ministra të ri në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve.

Si ministër i ri i Punëve të Brendshme propozohet Mitko Çavkov, ndërsa për ministër të Transportit dhe Lidhjeve Vllado Misajlovski.

Çavkov është drejtor aktual në Zyrën për Siguri Publike, ndërsa Misajlovski është drejtor në Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore.

Kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski seancën për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Qeverisë e caktoi për sot në orën 13:00.

Lajme të ngjashme

Back to top button