Ivanov: Zaev nuk duhej të publikoj informata nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë

Kabineti i presidentit të RM-së, ka reaguar lidhur me deklaratën e djeshme të liderit të LSDM-së Zoran Zaev, se pushteti kishte njohuri për grupin e armatosur.

“Zoran Zaev, si kryetar i partisë politike LSDM-së ishte i ftuar nga ana e presidentit të Republikës së Maqedonisë që të merr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, me qëllim që të informohet për detajet dhe masat e ndërmarra gjatë aksionit policor në Kumanovë, si dhe për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në shtet. Për Zaevin është ngritur padi penale për rastin ‘Puç’. Presidenti maqedonasduke respektuar prezumimin e pafajësisë, dhe duke u udhëhequr nga interesat shtetërore ka vendosur që ta thërras Zoran Zaevin që të merr pjesë në mbledhjen e Këshillit të sigurisë. Zoran Zaev në pajtim me rregulloren për punë të Këshillit të sigurisë, ka nënshkruar deklaratë e cila e kushtëzon që të mos publikoj në opinion informata nga mbledhja e Këshillit të sigurisë”, thuhet në reagimin me shkrim nga kabineti i presidentit të shtetit, Gjorge Ivanov.

Nga kabineti i Ivanovit gjithashtu vlerësojnë se në këto momente të ndjeshme, është e domosdoshme sjellja me shumë përgjegjësi.

Lajme të ngjashme

Back to top button