Vendi im Kumanova ime!

Kush na ka mallkuar për këtë gjendje kaq të dëshpëruar? Mos kultura që ka qenë vazhdimisht e cunguar dhe e politizuar? Mos kemi gabuar që ne krye me ose pa dëshirën ton kemi vën njerëz që nuk na kanë drejtuar , por na kanë sunduar? Më vjen të qaj kur e shoh qytetin tim të shkatërruar… Është shumë interesante , që jemi të paret në të këqijat dhe të fundit në te mirat! Të tjerët e hanë mollën kurse Kumanovës i mpihen dhëmbët!

Dihet dhe shihet shumë qartë se kemi korrupsion në shtetin ku jetojmë! Drejtësia përben lokomotivën e këtij korrupsioni. Vetëm në drejtësi s’ka drejtësi. Ju lutem me thoni emrin e një politikani apo deputeti që është dënuar dhe pse bëhen akuza të vazhdueshme midis forcave politike me emra dhe mbiemra për korrupsion vrasje apo trafiqe te ndryshme, asnjë s’është gjykuar eh jo dënuar duke i gjetur secilit ndonjë justifikim …Si ne rastin e Gostivarit ku vriten dy shqiptar dhe vrasësi ne ketë rast ishte mentalisht i sëmurë… Tmerr! Pse vallë kaq duhet duruar .. duke pare tu i marrë vëllezërit tan te pafajshëm.. rasti i Sopotit, Smillkoves dhe ky i fundit Kumanovës qe po kalben nëpër burgje pa piken e fajit ?

Kush do te jep llogari më thuaj o popull i dashur! Kush do t’ju jep përgjigje nënave që qajnë pranë varrit të të vetmit djalë … që bëjnë si një i uritur qe kur s’pa bukë me sy! Kush po i le grat pa burra dhe fëmijët pa babë! Sa popull i shkelur që jemi! O ju qeveritar që te gjithë jeni të votuar nga ne a nuk keni vetëm shkronjën “M” të Mëshirës a?! Si nuk ju vjen turp si nuk ju vjen gjynah … dikush me vite e vite ka punuar vetëm për një strehim mbi kokë dhe vetëm at e ka si pasuri kulmin mbi koke e ju ” Burrat e botës ” për 16 orë i shkatërroni ato  për dëshirën e destabilizimit të vendit që mos te publikohet ka opozita rasti Smillkovës për arsyet e juaja personale merrni shumë jeta dhe asgjë ne të mirat e popullit! Mjerë për ju! Sa familje latë pa kryefamiljarin, sa fëmijë latë pa bukë, sa djem të ri morët dhe po kalben nëpër burgje! Sa jeni për të ardhur keq.. Krimi po na vret çdo ditë, s’jemi të sigurt në shtëpitë tona, gjithçka mund të ndodh e gjen nga se pret …LE QE FUKARALLEKU NA KA MBYTUR POR SE KEMI DHE JETEN E SIGURTË… Duam liri duam punë duam paqe e jo dhunë!

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. ju faleminderit zoj shum mir e keni shkruar po sa ka si ju qeckan tru te fqellet zemra po na dhemb nuk kan te ndalur te keqiat nga shteti qe ja paguajm taksat dhe ma ne fund te tregon se vetemcte vdekunte don

Back to top button