MPJ e Greqisë: Liderët të punojnë në zgjidhjen e situatës, jo të kërkojnë qengj viktimë

Shprehim keqardhje dhe ngushëllime deri te familjet e viktimave në krizën e fundit, për të cilën shpresojmë se do të dëshmohet se është një fenomen i izoluar. Tani duhet të mbisundojë përmbajtja, mirëkuptimi dhe dialogu, deklaroi sot zëdhënësi i MPJ­së greke Konstaninos Kutras.

MPJ-­ja greke e publikoi deklaratën e Kutrasit në kumtesë, e cila në të vërtetë është përgjigje e pyetjeve të gazetarëve për deklaratat e djeshme të supozuara të presidentit të Maqedonisë, i cili, siç pohohet në kumtesën e tyre, e ka theksuar Greqinë si përgjegjëse për stagnimin në perspektivën euroatlantike të Maqedonisë.

Në kumtesë nuk theksohet se cilët gazetarë kanë kërkuar përgjigje në pohimet të cilat presidenti në fjalimin pas Këshillit të sigurimit as nuk i ka përmendur dhe nuk është e qartë pse zëdhënësi i MPJsë greke nuk i ka kontrolluar thëniet para se të komentojë.

“Me vite të tëra i paralajmëroj se situata status­kuo në integrimet euroatlantike na krijojnë frustrime në jetën politike dhe ndëretnike dhe na bëjnë të cenueshëm dhe të nënshtruar në tentimet për destabilizim. Kërkoj nga bashkësia ndërkombëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO­s, me seriozitet të madh të angazhohen dhe të gjejnë zgjidhje për t’i zhbllokuar integrimet euroatlantike, për të mirën e Republikë e Maqedonisë dhe të tërë rajonit”, theksoi Ivanov në fjalimin e tij.

“Për fat të keq, ringjallja e tensioneve në Maqedoni e konfirmon atë që në disa raste e kemi thënë se vendi ynë fqinj po përballet me probleme serioze në lidhje me funksionimin e sundimit të të drejtës, respektimit të të drejtave të njeriut, zbatimit të Marrëveshje ndëretnike të Ohrit, respektimit të parimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe mungesën e demokracisë në vend”, thotë Kutras në deklaratën me shkrim.

Ai shtoi që liderët politik të Shkupit të kthehen drejt zgjidhjes së kësaj çështje, duke treguar frymë të vetë­kritikës dhe konsensusit, në vend se të kërkojnë qengj viktimë, duke i akuzuar të tjerët për ngecjen e perspektivës euroatlantike, të cilën Greqia sinqerisht dhe në mënyrë të fuqishme e mbështet, thuhet në deklaratën e Kutrasit, i cili në fund shpreh ngushëllime për familjet e viktimave në krizën e fundit.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button