Mbi krizën në BFI dhe zgjidhjen e saj

,,Të parin duhet rrespektuar edhe sikur të jetë me hundë të prerë thotë ISLAMI. Por vetëm dhe nëse vetëm tek ai mbisundon dhe frymon DREJTËSIA.

Kjo krizë së pari duhet të startoj të zgjidhet me frymë Islame dhe pastaj juridikisht.

Predikus të dashtun ka njëher më shkon mendja bile pse juve tu duhet kushtimisht them edhe kushtetuta kur ju predikoni KURANIN famëlartë Kushtetutën e mbarë njerzimit.

Andaj Ju ,mos pritni kta punë tua zgjedh ndonjë prokuror apo gjykatës, sepse prokuror dhe gjykatës për JU e gjithë në është ALLAHU i madhëruar.

Dhe mu për këtë, më lejoni tju them se po që se Ju ngu e gjeni zgjidhjen atëherë juve nuk duhet lejuar që të menaxhoni as gussullhane e lëre më BFI_me. Ngutuni se na presin punë të tjera,,. 

I indijuar nga kriza e çfaqur në BFI, në cilësin e një pjesëtari të fesë më të dashur tek Allahu,dhe si qytetarë që  përmbushi detyrimet ndaj këtijë institucioni të shenjtë, me ndihmën e Zotit dua të provojë të jap një propzim zgjidhje të këtijë ngërçi paradoksal.

Më duhet të ripërsërisë, se nëse akoma protagonistët e kësaj krize nuk ndalen të hidhërojne ALLAHUN xh.sh.,kjo nuk do të jetë e mundur.

U bëra kureshtar të lexoj Kushtetutën e BFI-së të miratuar në korrik të vitit 2008-të. Kurse aktet tjera normative të këtij institucioni nuk pata mundësi të kem akces për mes teknologjisë informative. Më duhet të theksojë se kjo Kushtetutë në aspektin e koncipimit ka përmbajtjen dhe formatimin e nevojshëm të një akti të tillë. Por thgellë jam i bindur se në këtë kushtetutë ka ca nene dhe disa aline që me urgjencë do të duhet të ndyshojnë dhe plotësohen sepse,sdo mend se në këtë institucion disa herë mangësitë në këtë aktë më lartë juridik ,shpërdorohen dhe sipas mendimit të shumë besimtarëve ,këtë mangësi janë burim i cfaqjes së krizave,mosmarveshtjeve dhe definitivisht kultivimit të kaleve të ndryshme dhe sjelljes poltrone në përgjithësi.

Për këtë në asnjë mënyrë nuk mund të fajsohet vetëm Reisi por paraprakishtë të gjithë ata anëtarë të organeve  meritore siç është Kuvendi i BF-së dhe Rijaseti që miratojnë dhe ndryshojnë këtë akt.

Se cka duhet ndryshuar në këtë kushtetutë do të ndalemi një herë tjetër, por tani më preokupon kriza dhe ygjidhja e sajë.

Sipas saj që po lexojë, më lenë të kuptojëse pala që ka uzurpuar me dhunë hapsirat e BFI-së, pretendojnë se Reis ul Ilemaja nuk është legjitim ,nga shkaku se sipas tyre i ka kaluar mandati për këtë funkcion për të cilën është zgjedhur,dhe se pohimet tjera për ofendimet eventuale në mes palëve nuk dua ti kem shqyrtimi.

Ja PROPZIM ZGJIDHJA :

  • Kryetari ,nënkryetari i Kuvendit të BFI-së,dekani dhe një nga muftitë më të moshuar të ndërmjetësojnë, në mes palëve, për një takim të përbashkët.
  • Takimi të realizohet në hapsirat e fakultetit .

 Parimet bazë të dalogimit duhet të jenë konstatimet me sa vijojnë ;

  • Së pari duhet të lirohen hapsirat e uzurpuara dhe të gjithë duke përfshirë edhe Reisin të kthehen në zyrat e punës,dhe me tolerancë dhe respekt të sillen ndaj trupit ndërmjetësues.
  • Nëse dhe vetëm nëse nuk është realizuar proces zgjedhor për rizgjedhje të Reisit ( pa ndonjë arsye),atëhere ka shkelje flagrante të kushtetutës së BFI-së, edhe pse në te nuk përcaktohet sa zgjat mandati (ndoshta në rregullore)(nëse është kështu, këtu, së pari janë fajtorë organet kompetente).
  • Nëse konstatohet se është përmbushur interval kohor sa për dy mandate në postin e Reisit, Reisit aktual të mos i jepet e drejta të rikandidojë për këtë funkcion,në zgjedhjet që duhet të realizohen menjëherë dhe të përfundojnë para fillimit të muajt të shenjtë të Ramazanit,kurse protagonistët e palës tjetër që pandehin në legjitimitetin e Reisit,poshtu nuk duhet tu jepet e drejta të kandidojnë,për arsye se për dy arsye gjegjësishtë momentume flagrante që në start janë të delegjitimuar, edhe atë për shkak të dhunës dhe hipokrizisë. Nga se si mund të kontestoni legjitimitetin e dikujt që me Muraselen e firmosur po nga ai me vite kanë ushtruar funkcione të larta në BFI,shtohet pytja këta çfar legjitimiteti kan patur.Kjo është sa paradoksale aq edhe indikative.
  • Paralelishtë të bëhet prokurim për punën nëpër institucionet që palët kanë ushtruar detyrat, kurse raportet do të shqyrtoheshin në organet kompetente.

Kështu e shof fillimin dhe dalngadalë përfundimin e kësaj krize.Me gjakftohtësi dhe me zemërbutësi filloni ta zgjidhni këtë situatë,sepse kjo është e mira për të gjith ne.

Allahu e din më së mirë. Paqa dhe mëshira qofshin mbi Ju.

Lajme të ngjashme

Back to top button