Ban Ki­ Mun bëri thirrje për përmbajtje pas incidentit në Kumanovë

­ Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki­ Mun, në një kumtesë për incidentin në Kumanovë, shprehu shqetësim, thirrje për përmbajtje dhe dërgoi ngushëllime deri te familjet e viktimave dhe të plagosurve në aksion.

“Sekretari i përgjithshëm fuqishimisht i mbështet thirrjet e Bashkimit Evropian dhe anëtarëve tjerë të bashkësisë ndërkombëtare të cilët u bëjnë thirrje autoriteteve dhe të gjithë udhëheqësve politikë dhe të tjerë të bashkëpunojnë që të kthehet stabiliteti dhe tërësisht të hetohen ngjarjet në mënyrë objektive dhe transparente. Në këtë kohë të ndjeshme, Sekretari i përgjithshëm u bën thirrje që të gjithë të tregojnë përmbajtje maksimale dhe të mos i qasen retorikës ose procedurave të cilat mund në mënyrë shtesë t’i eksalojnë tensionet”, shkruhet në kumtesën nga Ban.

Në kumtesë, gjithashtu inkurajohen autoritetet e Maqedonisë që t’i realizojnë vlerësimet e shprehura nga Komisari i lartë për të drejtat e njeriut nga muaji mars i këtij viti, për përkushtim të plotë të të drejtave themelore të njeriut, qeverisjes së të drejtës dhe krijimit të një atmosfere për shprehje të lirë.

Lajme të ngjashme

Back to top button