Redaktorja e Kanal 5 jep dorëheqje?

Në lajmet e djeshme në televizionin Kanal-5 mysafir ishte Maksim Dimitrievski, anëtar i këshillit të komunës së Kumanovës. Intervista në një moment u ndërpre pasi që ai kërkoi publikisht dorëheqjen e kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ministres për Punë të Brendshme, Gordana Jankullovska, lidhur me zhvillimet e fundit.

Pas këtij skandalit të dytë në vetëm dy ditë në Kanal-5, me censurimin e mysafirëve që kanë qenë të pranishëm në lajmet e drejtpërdrejta, edhe më shumë është tensionuar atmosfere, më pas kryeredaktorja Lidija Bogatinova e revoltuar menjëherë ka dhënë dorëheqje, thonë burimet për Libertas.

Lajme të ngjashme

Back to top button