Kosova dërgon ROSU-n në kufi me Maqedoninë

Të dielën në mesnatë, forca të shumta të njësisë speciale të Kosovës, ROSU janë nisur për në pikën kufitare të Kosovës me Maqedoninë.

ROSU është ndarë në dy grupe, disa janë stacionuar në Hanin e Elezit e disa të tjerë në pikën kufitare që lidhë Kosovën me Serbinë e Maqedoninë, në komunën e Gjilanit

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani e ka konfirmuar lajmin për Klan Kosovën duke thënë që pas incidenteve të fundit në Maqedoni, policia po vazhdon ne realizimin e detyrave për menaxhimin dhe kontrollin kufitar.

“Policia e Kosovës ka të angazhuar zyrtar policor të mjaftueshëm me qëllim të kontrollit, sigurisë dhe parandalimit të krimit trans-kufitar.” ka thënë Kelani.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button