Zaev: Kush dhe për çfarë qëllimi po destabilizon Maqedoninë?

LSDM dhe kryetari i saj Zoran Zaev kanë shprehur ngushëllime për familjet e policëve dhe civilëve të vrarë.

‘Në këto momente të vështira për Maqedoninë edhe njëherë bëjmë thirrje për qetësi që të mos nxitet përshkallëzim i plotësishëm i situatës dhe destabilizim i shtetit e cila mund të çoj në tragjedi të reja dhe humbje të e jetëve’, thonë nga LSDM-ja.

Kush dhe për çfarë qëllimi po destabilizon Maqedoninë? Me këtë pyetje kreu i opozitës maqedoase, Zoran Zaev, ka shpjeguar pjesmarrjen e tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, të mbajtur mbrëmë nga Presidenti Gjorge Ivanov.

“Jam i vendosur për të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit, por prania ime nuk do të thotë se unë dhe opozita japim legjitimitet për të gjitha institucionet shtetërore. Sot ne kemi një tjetër përparësi, për të parandaluar një proces që padyshim çon në destabilizimin e shtetit dhe rrezikon sigurinë e qytetarëve”tha ai para se të hynte në mbledhje.

Zaev tha se është me rëndësi që autoritetet shtetërore maqedonase, përgjegjëse për sigurinë e vendit të kenë një plan apo strategji për të qetësuar situatën dhe për të parandaluar një përshkallëzim të mundshëm.

“Prania ime në seancën e Këshillit të Sigurimit është vetëm për shkak të shqetësimeve në lidhje me gjendjen e sigurisë në vend. Takimi, është në emër të qytetarëve të cilët do të kërkojnë një shpjegim, pse dhe për çfarë qëllimi kërkohet destabilizimi i Maqedonisë, nëse kriza në Kumanovë ka përfunduar dhe nëse është e vërtetë se në disa rajone të tjera ka të infiltruara grupe të armatosura? Janë shërbimet e sigurisë që kanë dijeni mbi veprimtarinë e grupit?”, deklaroi Zaev.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button