Mot i ndryshueshëm

­ Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më freskët me shi të kohëpaskohshëm lokal me intesitet më të dobët, ndërsa do të fryjë erë mesatare, vende vende erë e përforcuar, veçanërisht përgjatë luginës së Vardarit, që do të sjellë që temperaturat e ditës të bien.

Temperatura do të lëvizin prej 11 deri 21gradë Celsius. Në Shkup do të jetë mot me vranësira të ndryshueshme dhe më freskët, me erë mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të jetë rreth 10 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 18 gradë.

Të martën pritet mot stabil dhe i thatë me rritje të temperaturës ditore.

Lajme të ngjashme

Back to top button