Kërkojmë forcë ndërkombëtare për drejtësi në Maqedoni

Popull i dashur / vëllezër dhe motra shqiptare që jetoni në tokën tonë të Shqipërisë, të vet-quajtur nga sllavet Maqedoni. Duhet një maturi dhe forcë e durim që të kalojmë edhe këtë sfidë për ju dhe, për të gjithë neve. Ne populli i Shqipërisë, të imponuar në shtetin e vet-quajtur nga sllavet Kosovë, jemi të shqetësuar dhe të brengosur tej mase për ju, të dashur shqiptar dhe bashkë-kompasit tani.

Ku janë ata që bërën konferenca dhe mbuluar rrethin më ngjyrën e kuq e zi, më ngjyrën e flamurit, ngjyrën e gjakut dhe i dhanë një jehonë të madhe popullit shqiptarë. Ku është qeveria e Ramës në Tiranë, dhe qeveria e Ises –Thaqit në  në Prishtina. Është koha të reflektojnë këto dy qeveri si kjo në Prishtinë, Tiranë të dënojnë krimin që është duke ndodh në Kumanovë dhe diskriminimin / burgosjen dhe vrasjen e të pa-fajshmëve dhe fëmijëve  në vendin të vet-quajtur Maqedoni.

Këto dy qeveri të i bëjnë më dije Bashkësisë Ndërkombëtare dhe presion dhe të kërkojnë përgjithësi nga qeveria maqedonase. Krimi duhet dënuar, kjo rrugë që është duke ndjekur sllavistët duhet ndaluar. Këtë gjë duhet të di edhe Bashkësia Ndërkombëtare dhe ajo të marr masa të shpejta, urgjente që mos të përhapet luftë në atë tokë të Shqipërisë.

Do jetë mirë që në Maqedoni në tokën e Shqipërisë SHBA-ja, të sjellë një forcë ushtarake dhe në bashkëpunim më Bashkësinë  Ndërkombëtare që të siguroj stabilitet në atë vend, si dhe një stabilitet më të qëndrueshme në Ballkan.

Edhe më herët e kam potencuar dhe serish e përsërisë, nuk ka paqe në Ballkan pa-drejtësinë që duhet dhënë shqiptarëve.

Duhet këtë gjë të di Bashkësia Ndërkombëtare dhe të di e gjithë bota, shqiptarët duhet të marrin të drejtën e tyre, e drejta e tyre është bashkimi e etnisë tonë shqiptare në tokën e Shqipërisë. Unë / ne të gjithë duhet t’i mbështesim një shteti të fuqishëm siç është SHBA-ja, që ajo të na përkrah që ne të realizojmë dhe të arrinim të drejtat tona, në gjuhë, flamur, drejtësi dhe në bashkim të tokave.

Padrejtësitë që janë bërë  po behën nga pushteti atje në të vet-quajtur Maqedoni është e tepruar, dhe nga dhuna shqiptarët detyrohen edhe të marrin një rrugë që nuk është nuk do jetë e pëlqyer, por e detyruar nga vet pushtetit dhe padrejtësia që po i benë pushteti Gruevski në bashkë-punim më ca shqiptarë ose ish luftëtarë të UÇK-së popullit / kombasve / vëllezërve / motrave tona atje.

Tiranë / Prishtinë zgjohuni nga gjumi. Presidente Jahjaga dëno, ngrite zërin për të drejtat e shqiptarëve. Kohë më parë ke dënuar një akt hiq gjë për djege të flamurit. Ti Atifete Jahjaga ke thënë: ‘’ Ata që dogjën flamurin e Maqedonisë në Prishtinë duhet të dalin para drejtësisë, duhet të marrin çmimin e merituar ‘’, presidente pse hesht, pse nuk i denon atë që po vrasin. Presidente atje po vdesin fëmijë , atje po vdesin prindër, atje po vdesin shqiptarë, atje po luftohet, shtëpitë po djegën, burra / gra po burgosën, atje po behët dhunë, presidente  Jahjaga, ngrite zërin, fol, tregoju Bashkësisë Ndërkombëtare për të bëmat që po i benë Armiku Sllav atje në tokën e Shqipërisë të vet- quajtur Maqedoni.

Shqiptarë të jemi të bashkuar nga elita politike deri tek shqiptarët më zemër të bardhë shqiptare. Sot vëllezërit / motrat tona kanë nevojë për ne, e gjithë populli shqiptarë ka nevojë për bashkim / solidaritet dhe për një kokë të mençur dhe të gjykoj më gjak-ftohtësi. Sot ngritne zerin të Bashkësia Nderëkombëtare, tek SHBA-ja që të jetë forcë që na garanton dhe ka dëshirë dhe vullnet të ruaj dhe të ngrit kombin shqiptarë.

Zoti e bekoftë popullin shqiptarë. Zoti i bekoftë miqtë e popullit shqiptar. Zoti i bekoftë të gjithë ata që na ndihmuan për të qën këtu ku jemi, për të fituar këtë që kemi, dhe Zoti i bekoftë të gjithë ata miq që do na ndihmojnë për të fituar në të ardhmen atë që mundemi…

Përshëndetje nga Kryetari i Klubit Letrar ‘’ Zahir Pajaziti ‘’ Rudi Berisha

Prishtinë, 09 maj 2015

Lajme të ngjashme

Back to top button